Emond Panariti

Panariti i kërkon Ministrisë së Shëndetësisë të shpërndajë falas vitaminën C: Lufton koronavirusin

6 Mars 2020, 10:43| Përditesimi: 6 Mars 2020, 10:45

  • Share

TIRANE- Ish-deputeti i LSI-së Emond Panariti i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë të shpërndajë falas në çerdhe, kopshte dhe shkolla vitaminën C të cilën e cilëson si bar antiviral kundër koronavirusit. Ai thotë se në qindra studime të kryera është provuar se kjo vitaminë ka efekt parandalues për infeksionet virale pa përjashtim dhe shkurton kohën e shërimit nga virozat

"Keni te gjithë ne dispozicion nje bar antiviral kunder koronavirusit. Vitaminën C! Kushton pak! Perdoreni. Ministria e Shendetesise ta shperndaje si suplement falas ne cerdhe, kopshte, shkolla menjehere.
Sepse me qindra studime te kryera ne grupmosha të ndryshme, por edhe eksperimente te shumta ne kafshe, provojnë se vitamina C (acidi askorbik) ka efekt parandalues per infeksionet virale pa perjashtim! Madje eshte provuar se lehteson shfaqjen dhe shkurton kohen e sherimit nga virozat.
Doza ditore per kete periudhë rreziku nga koronavirusi duhet të shkoje deri në 2 gram. Pra deri ne kater tableta 500 mg ne dite. Sigurisht shoqëruar edhe me shumë lengje qitro, limoni, portokalli.. Ofron mbrojtje të garantuar dhe te provuar.

Perse ky efekt?!

Sepse infeksionet virale, perfshi edhe koronavirusin, krijojnë nje stres te fuqishem oksidativ ne trupin tone, duke i zbrazur rezervat antioksidative te vitamines C brenda tij me shpejtesi te madhe.
Per rrjedhojë organizmi mbetet i zbuluar nga goditjet oksiduese inflamatore te koronavirusit nga zbrazja e vitamines C e cila është një antioksidant i fuqishem.
Prandaj duhet furnizuar me "municione" nga jashtë qe te vazhdoje luftën dhe ta fitojë atë!
Pa llogaritur ketu qe eshte vërtetuar shkencerisht se vitamina C, nderhyn në sintezen e inteferonit, nje imunoglobuline qe trupi ynë sintetizon per te luftuar viruset.
Per fat te keq njeriu nuk e prodhon ne trupin e tij vitaminen C, te cilen duhet ta marrë ose me ushqim ose si suplement tabletash.
Madje edhe ne shfaqjen e plote te shenjave te infeksionit viral, injektimi intravenoz i tretesires se vitamines C në doza te larta, ka sjellë permiresim spektakolar.. Prandaj veproni"
, shkruan Panariti.

Komento

Komente

  • Kafsha: 06/03/2020 14:02

    Bravo!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?