Edmond Panariti

Panariti: Njerëzit duhet të informohen për teknologjinë e prodhimit të vaksinave dhe jo shkencëtarët! Ato synojnë të bëjnë të njëjtën punë, të luftojnë COVID-19 por nuk janë e njëjta gjë

11 Janar 2021, 12:02| Përditesimi: 11 Janar 2021, 12:12

  • Share

Shefi i kabinetit në presidencë Edmond Panariti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook është shprehur se vaksina është një ndër mjetet me të efektshme për nxitjen dhe drejtimin e reagimit imunitar kundër agjentëve infektivë, për ti bërë ballë COVID-19.

Ai në postim ka shtuar se njerëzit çorientohet nga produktet e markës së vaksinave si Pfizer, Moderna, Oxford Astra Zeneca, Sputnik, Sinovac, duke thënë edhe se ato synojnë të bëjnë të njëjtën punë pra të luftojnë COVID-19, por nuk janë e njëjta gjë.

Në fund ai shkruan “Njerëzit duhet të informohen për teknologjinë e prodhimit dhe jo vetëm shkencëtarët”.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?