Nismës për shpalljen Park Kombëtar të lumit Vjosa i është bashkuar dhe ish-deputeti i LSI-së Edmond Panariti. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se degradimi i lumit është përgjegjësi e 3 bashkive që përshkon ai ndaj duhet të ndërhyhet patjetër. Ai thotë se ndërhyrja e Presidentit Meta ishte parandaluese.
Postimi i plotë në Facebook:
Ndal masakrës së Vjosës! Nisma e Presidentit është kthesa që pritej! Degradimi i Vjosës është jo imagjinar, por real. Hidrocentralet e Kalivaçit dhe Poçemit nuk janë fantazi por projekte shfrytëzimi mbi Vjosë. Të cilat janë një kercënim i provuar dhe i vërtetuar nga studiuesit tanë dhe të huaj. Nëse nuk ndërhyhet tani dhe menjëherë, ata do të çrregullojnë në mënyrë të pakthyeshme, regjimin e ujërave dhe do të prishin të gjithë ekosistemin e lumit të vetëm të egër në Evropë. Dhe jo vetëm! Por ky ekosistem po kërcënohet nga ndotja e rëndë dhe e turpshme e brigjeve të lumit që sëbashku me shpyllëzimet janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e tre bashkive që lag ky lumë.
Të cilat sëbashku me pushtetin qëndror të kontrolluar vetëm nga nje parti, janë drejtpërdrejt përgjegjëse për shkretimin dhe shndërrimin e brigjeve në kosh plehrash. Prandaj nisma e Presidentit ishte emergjente, parandaluese dhe shpëtuese për këtë pasuri jo vetëm kombëtare, por Evropiane.
Do mbahesh mend si shkaterruesi i sherbimit veterinar kur ishe zv.kryetar i Bashkise Tirane dhe Minister i Bujqesise... Ate diplomen e mjekut veteriner haram e paç! Tani ke sy e faqe dhe jep alarmin per mbrojtjen e Vjoses... Ku ishe kur u dhan nga ju dhe Qeveria jote plot 17 h/c ne Luginen e Valbones, ne vetem 30 km gjatesi linare??? O turp.. ku e ke skuqejen... Minimalja... hesht... hesht!!
Përgjigju