Panariti: Skema aktuale e mbështetjes së blegtorisë, diskriminuese! Përjashton 70% të belgtorëve të vendit

31 Janar 2023, 14:33| Përditesimi: 31 Janar 2023, 14:55

  • Share

Partia e Lirisë, ka akuzuar qeverinë se skema aktuale e mbështetjes së blegtorisë përjashton rreth 70% të blegtorëve në vend duke e cilësuar edhe si antikombëtare. Në një deklaratë për mediat, anëtari i Kryesisë së PL-së, Edmond Panariti tha se pragu prej 100 krerëve për të marrë pagesa nga shteti, ishte diskriminues për blegtorët duke i lënë këta të fundit pa asnjë qindarkë.

Ai tha se fondet për blegtorinë duhet të pesëfishohen në mënyrë që Shqipëria t’i afrohet mesatares së vendeve të rajonit.

“Kjo skemë përjashton nga pagesat  80 përqind të fermave të deleve dhe të dhive të cilat mbarështojnë mesatarisht 40 dele dhi. Sepse pragu diskriminues prej 100 krerë i pagesave, i lë ata pa asnjë qindarkë pagese. Këta që janë në fakt motori dhe shtylla e blegtorisë shqiptare nuk paguhen dhe janë të përjashtuar dhe të diskriminuar nga qeveria.

Kështu që skema e mbështetjes së blegtorisë, e cilësuar si kombëtare, në fakt është antikombëtare. Sepse nuk je kombëtar kur lë jashtë mbështetjes dhe përkrahjes 70% të blegtorisë së vendit. Rishiheni dhe ktheheni përmbys këtë skemë përjashtuese, dikriminuese.

Hiqjani asaj dyshemetë dhe tavanet absurde dhe hapuni rrugën e mbështetjes dhe të përfitimit për mëse 70 përqind të fermave blegtorale të cilat tani janë të përjashtuara nga subvencioni. Por për këtë duhet të pesëfishoni të paktën fondet për blegtorinë për t’ju afruar mesatares së rajonit”- u shpreh Panariti.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?