Edmond Panariti

Politikë

Panariti: Të ndalet formalizimi i sforcuar! Ky proces i imponuar godet rëndë prodhuesin e vogël

19 Korrik, 15:36| Përditesimi: 19 Korrik, 15:44

  • Share

Sekretari për Bujqësinë në Partinë e Lirisë, Edmond Panariti shprehet kundër ultimatumit për përjashtimin e fermerëve nga tregu nëse nuk fiskalizohen brenda 24 orëve, duke e quajtur një masë të padrejtë dhe të dëmshme për 90% të prodhuesve të vegjël dhe të mesëm, që janë të paidentifikuar dhe pa kapacitete fiskalizimi. 

Ai thekson se ky formalizim i sforcuar i përjashton fermerët nga tregu, i ngarkon me TVSH 20%, i bën të pakonkurueshëm dhe i shtyn drejt falimentimit.

“Në rradhë të parë, i nxjerr ata në mënyrë të dhunshme nga tregu, një pjesë e tyre mbajnë familjet, por edhe kontribojnë në ekonominë familjare pikërisht me atë biznes të vogël dhe të mesëm, të cilët me këtë deklaratë ultimative synon ta nxjerrësh përfundimisht nga tregu. Ky është një dëm i madh që i bëhet prodhimit bujqësor shqiptar, prandaj dhe arsyeja e rrudhjes së sektorëve të bujqësisë është pikërisht përjashtimi dhe mospërkrahja e biznesit të vogël dhe të mesëm, qoftë me fonde të buxhetit të shtetit. Janë tashmë të përjashtuar edhe nga fondet e Bashkimit Europian dhe ajo që është më e dhimbshme, është që ngarkohen dhe me taksa e tatime sic është TVSH-ja me 20%, e cila e bën këtë prodhim të pakonkurueshëm.”, u shpreh Panariti. 

Sipas tij, mungon një sistem grumbullimi i organizuar i prodhimeve, mbështetje nga buxheti i shtetit dhe fondet e BE-së. Ai kërkon që formalizimi të jetë i përfshirës, gradual dhe me mbështetje konkrete për prodhuesit e vegjël, për të ruajtur bujqësinë dhe për të frenuar importet që e dëmtojnë atë.

“Ne nuk jemi kundër formalizimit, përkundrazi është në interesin e të gjithë prodhuesve, por formalizimi duhet të jetë gjithëpërfshirës, nuk duhet të jetë përjashtues", thotë ai. 

Deklarata e plotë:

Deklaratat ultimative të përjashtimit nga tregu po qe se nuk pajisen me fature tatimore, është 90% e prodhuesve shqiptarë.

Kjo është fizionomia e bujqësisë në Shqipëri, të themi 90% e prodhuesve shqiptarë janë të vegjël dhe të mesëm dhe në pjesën dërrmuese të tyre ata janë të paidentifikuar dhe për rrjedhojë të pafiskalizuar dhe t’u imponosh atyre një afat 24-orësh që o fiskalizohu, o pajisu me faturë tatimore ose dil jashtë tregut, kjo është një padrejtësi.

Në rradhë të parë, i nxjerr ata në mënyrë të dhunshme nga tregu, një pjesë e tyre mbajnë familjet, por edhe kontribojnë në ekonominë familjare pikërisht me atë biznes të vogël dhe të mesëm, të cilët me këtë deklaratë ultimative synon ta nxjerrësh përfundimisht nga tregu.

Ky është një dëm i madh që i bëhet prodhimit bujqësor shqiptar, prandaj dhe arsyeja e rrudhjes së sektorëve të bujqësisë është pikërisht përjashtimi dhe mospërkrahja e biznesit të vogël dhe të mesëm, qoftë me fonde të buxhetit të shtetit.

Janë tashmë të përjashtuar edhe nga fondet e Bashkimit Europian dhe ajo që është më e dhimbshme, është që ngarkohen dhe me taksa e tatime sic është TVSH-ja me 20%, e cila e bën këtë prodhim të pakonkurueshëm.

Nuk është dëshira e fermerit të vogël apo e atij të mesëm që të harxhojë ngjysmën e ditës dhe të dalë buzë rrugës apo në një qoshe të pazarit për të tregëtuar prodhimet e tij.

Ai nuk dëshiron ta bëjë këtë, por nuk ka prespektivë prodhimi i tij në qoftë se nuk e merr përsipër të bëjë edhe prodhuesin edhe tregëtuesin, sepse nuk ka njeri që t’ja marrë prodhimin, nuk ka një organizatë e cila, sikundër edhe në vendet fqinje dhe ato të Bashkimit Europian, ka rolin për të shkuar fermë më fermë, stallë më stallë, stan më stan për të grumbulluar prodhimin dhe kështu prodhuesi do të prodhojë dhe tregëtari bën tregëtimin e mallit.

Për rrjedhojë kështu zhvillohet dhe procesi i fiskalizimit, por i imponuar kështu, në mënyrë taksative, me afate 24-orëshe është një dëm dhe një goditje jashtëzakonisht e rëndë për atë prodhuesin e vogël, i cili tashmë, duke filluar që nga dita e nesërme, përndiqet, për arsye sepse ai nuk ka as kasë fiskale, as mundësi ku të autofaturohet.

Prandaj, të rishikohet ky vendim abuziv, është një vendim i pa menduar mirë dhe ajo që është më kryesorja, do ta cojnë bujqësinë shqiptare drejt pikjatave të reja.

Ju e dini që ne kemi 226 mijë krerë lopë nga 490 mijë krerë që lamë në vitin 2017, ky numër do të shkojë drejt tkurrjes së mëtejshme.

Prandaj duhet patjetër të ndalet ky formalizim i sforcuar.

Ne nuk jemi kundër formalizimit, përkundrazi është në interesin e të gjithë prodhuesve, por formalizimi duhet të jetë gjithëpërfshirës, nuk duhet të jetë përjashtues.

Prandaj duhet punuar që ato fonde të Bashkimit Europian, fondet e buxhetit të shtetit të bëhet e mundur që të investohet edhe te prodhuesi i vogël dhe i mesëm për ta mbajtur atë në këmbë, për ta bërë të mundur që të plotësojë dhe ato kriteret dhe standardet e cilësisë së sigurisë dhe për të dalë në treg në mënyrë dinjitoze,krahas prodhuesve të mëdhenj dhe njëkohësisht për të dekurajuar importet asfiksuese, të cilët po e rrudhin bujqësinë përditë e më shumë.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bardi: 19/07/2025 22:29

    PS KOT E KA EMRIN P.S.AJO ESHTE E DJATHTE ME E DJATHTE SE E DJATHTA,keshtu si po shkon kjo pune duhet te ndrrojne emrat se P.S. Nuk munde te jete socialiste po tej konservatores se te socialistet sa me shume te taksohet i varferi aq me mire fuqizohet i pasuri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?