Pancake me luleshtrydhe
Përbërësit:
2 vezë
50 gr sheqer
50 gr gjalp
100 ml qumësht
6-7 luleshtrydhe
200-250 gr miell
sheqer vanilje
1 lugë çaj pluhur pjekës
pak kripë
Përgatitja:
Në një tas vendosim vezët, sheqer, luleshtrydhe, qumësht dhe I kthejmë në krem me një blender dore, shtojmë gjalpin e tretur dhe vazhdojmë përzierjen. Shtojmë në tas sheqer vanilje, miell, pluhur pjekës, pak kripë dhe I përziejmë me spatula duke formuar një brum kremoz dhe homogjen.Ngrohim një tigan në zjarr ( jo shumë të lartë) dhe shtomë lugë lugë pancaket, I pjekim nga 1 minutë nga secila anë duke I kthyer dhe I shërbejmë me mjalt dhe luleshtrdyeh të freskëta.