Pancake, petull në furrë e mbushur
Përbërësit:
- 2 vezë
- 1 gotë qumësht
- 2 lugë gjelle vaj ose gjalpë i shkrirë
- 1 lugë çaji vanilje
- 2 lugë gjelle sheqer ose mjaltë
- 1 ½ gotë miell
- 1 lugë çaji pluhur pjekës
- 1 majë kripë
- Reçel sipas dëshirës
Përgatitja:
Fillimisht ngrohim furrën në 180°C. Lyejmë një tavë me pak vaj ose vendosim letër pjekjeje. Përziejmë përbërësit e lagësht: vezët, qumështin, vajin, vaniljen dhe sheqerin. Shtojmë miellin, pluhurin pjekës dhe kripën. I përziejmë derisa masa të bëhet homogjene. Sipas dëshirës mund të shtojmë disa copëza frutash apo çokollate. E vendosim në pjekje në furrë për 20–25 minuta, derisa të fryhet dhe të marrë ngjyrë të artë. E shërbejmë me mjaltë ose me reçel siaps dëshirës.
Komente
