Bota

Panda Gjigande Ya Ya së shpejti kthim në shtëpinë e saj

20 Mars 2023, 17:12| Përditesimi: 20 Mars 2023, 17:31

  • Share

Pak orë kanë mbetur nga kthimi në Kinë të pandës gjigante Ya Ya, e cila ndodhet aktualisht në kopshtin zoologjik të Memphisit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ditët e fundit, dy ekspertë të tjerë kinezë, dy anëtarë të stafit të kopshtit zoologjik të Pekinit, një veteriner dhe një rojtar, superekspertë në kujdesin e pandave të robëruara, kanë mbërritur në qytetin amerikan. Ata i janë bashkuar një ekipi kinez për të vlerësuar gjendjen e ariut të çmuar, me gëzofin e tij të veçantë bardhë e zi.

Ya Ya dhe partneri i saj Le Le do të ktheheshin në Kinë në fillim të këtij viti pasi marrëveshja e tyre e huazimit 20-vjeçare mbaroi. Por ekzemplari mashkull vdiq papritur nga një problem në zemër më 1 shkurt në kopshtin zoologjik amerikan.

Prandaj mbërritën menjëherë ekspertët kinezë në SHBA, të cilët duhet të përpiqen të kuptojnë shkaqet e vdekjes. Kujdesi i veterinerëve kinezë e rikthen pandën në qendër të vëmendjes për përdorimin politik që Pekini i bën kësaj kafshe, e cila është kthyer në simbol të vetë Kinës, fytyra miqësorë e saj në marrëdhëniet e këtij shteti me botën. Sipas Shanghai News Radio, me mbërritjen e saj në tokën kineze, Ya Ya do të kalojë më shumë se një muaj në karantinë në qytet përpara se të transportohet në kryeqytetin kinez, ku po ndërtohet një rrethim i veçantë për të.

B.K./LR/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?