Politikë

Pandeli Majko poston foton kur kandidoi për herë të parë për PS-në: Malin nuk e bën balta, do t’ia dalim

15 Mars, 10:54| Përditesimi: 15 Mars, 11:11

  • Share

Pandeli Majko ka ndarë në rrjetet sociale një kujtim nga fillimet e karrierës së tij politike, duke postuar një foto nga zgjedhjet e vitit 1992, kur ai kandidoi për herë të parë për Partinë Socialiste. Majko shprehet se është i fundit që ka mbetur aktiv nga grupi parlamentar i PS që doli nga ato zgjedhje.

Majko është pjesë e listës së hapur të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit. 

“Mirëmëngjes! Me një foto të kandidatëve të PSSH në Tiranë, në zgjedhjet e 1992! Jam i fundit, nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste që dolën nga ato zgjedhje!

Partia Socialiste është nje mal që rri dhe shikon përkohshmërinë! MALIN nuk e bën balta! Do t’ja dalim”, shkruan ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?