Pandemia Covid 19 dëmton kulturën, zëvendësministrja Meri Kumbe: Në gjashtë muaj, MK me 90% humbje!

4 Gusht 2020, 16:21| Përditesimi: 4 Gusht 2020, 16:42

  • Share

Pandemia Covid 19 përpos kufizimeve të mëdha që solli të në gjithë sektorët, dëme të mëdha ka shkaktuar veçanërisht në art e kulturë. Zëvendësministrja e Kulturës, Meri Kumbe, ndalet tek humbjet që kanë shkaktuar për shkak të pezullimeve në art edhe kulturë dhe në sitet e trashëgimisë kulturore. Në 6-muaj nga rreth 79 mln lekë të ardhura për 2019-n, për 2020-n janë rreth 11 mln lekë të ardhura, humbjet rreth 68 milionë lekë.

“Në fakt, Ministria e Kulturës me të gjithë institucionet e varësisë që mbulon, është një nga ministritë që ka pësuar më thellë humbjen.

Në terma financiar humbja përllogaritet në rreth 90 për qind. Në trashëgiminë kulturore kemi një humbje në rreth 86 për qind, ku nga viti i kaluar në 2019-n regjistronim rreth 70 milionë e tetë qind mijë të ardhura, në 2020-n kemi vetëm rreth nëntë milionë e tetëqind mijë.  Në këtë kuptim diferenca është e ndjeshme, edhe kjo është një sfidë e madhe për institucionet, pasi një pjesë e këtyre fondeve shkonin për mirëmbajtjen. Në art statistikat janë më ndryshe, pasi përllogarisim një humbje përreth 67 për qind, në vitin 2019 kemi pas të ardhura në 9 milionë e gjysëm, ndërsa në 2020-n për 6-mujorin e parë të vitit llogaritet rreth 3 milionë.

Propozimet që do të bëhen për në vjeshtë, sa i përket artit dhe kulturës, sipas Kumbes, do t’i referohen protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Lidhur me vijimësinë e institucioneve të artit edhe të kulturës, në vjeshtë stafet e institucioneve përkatëse kanë ndërtuar protokollet në kuadër të pandemisë. Jemi dhe mbetemi në pritje të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, pasi prioritet ka shëndeti”.

Meri Kumbe përfundon se qasja digjitale ka qenë një mënyrë, për të sensibilizuar ndjekjen e aktiviteteve kulturore online, ku nga 147 mijë e 800 e 28  spektatorë për vitin 2019 ne opera dhe teatër, për shkak të mbylljes nga pandemia për 45 shfaqje online kanë arritur rreth katër milionë shikime.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?