Maqedonia e Veriut regjistroi ditën e sotme 102 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit.
Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 10 315
Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit u raportuan edhe 5 viktima, për një total prej 471 vdekje prej Covid-19.
Gjithashtu autoritetet shëndetësore u deklaruan edhe për 99 të shëruar nga infeksioni, për një total prej më shumë se 5659 ish pacientë
Covid në Rumani
Rumania ka regjistruar në 24 orët e fundit edhe një tjetër numër rekord infeksionesh të reja dhe viktima të regjistruara që nga fillimi i pandemisë Covid.
Autoritetet u deklaruan për 1151 persona të identifikuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit. Gjithashtu në vend janë regjistruar edhe 33 viktima.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 47 053 raste, për një total viktimash prej 2239, kurse totali i të shëruarve është 26128
Covid në Slloveni
Autoritetet shëndetësore në Slloveni kanë raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 14 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë.
Me këto shifra, totali i personave të prekur nga koronavirusi është rritur në 2101 kurse numri i përgjithshëm i viktimave është 117 që prej fillimit të emergjencës shëndetësore. Totali i të shëruarve është rritur gjithashtu në 1742 ish pacientë.
Covid në Malin e Zi
Deri ditën e djeshme në Malin e Zi ka patur të regjistruar 2893 raste pozitiv me Covid. Gjithashtu në vend pandemia ka shkaktuar edhe 45 viktima, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 809