Pandemia Covid në Serbi/ Regjistrohen 372 raste të reja infeksioni dhe 7 viktima

29 Korrik 2020, 15:06| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 15:08

  • Share

Serbia regjistroi ditën e sotme 372 raste të reja të identifikuar me infeksionin e Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 24 892

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit u raportuan edhe 7 viktima për një total prej 558 vdekje prej Covid-19.

Në repartet e terapisë intensive ndodhen 143 pacientë të intubuar.

Dje Serbia regjistroi 379 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit.

Sipas Tanjug.Tacno, Ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së kanë vendosur të mos e rivendosin Serbinë në listën e vendeve që u lejohet të udhëtojnë në BE në bazë të një "situate epidemiologjike më të mirë ose të ngjashme me vendet e Unionit"

Po sipas Tanjug, lista e re e azhurnuar nuk përfshin vende të reja, as ndonjë vend nga Ballkani Perëndimor, kanë konfirmuan burimet diplomatike në Bruksel.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?