Pandemia COVID uli me 66% kërkesat për azil të shqiptarëve

10 Mars 2021, 08:58| Përditesimi: 10 Mars 2021, 09:34

  • Share

Pandemia COVID-19, dhe kufizimet e diktuara prej saj kanë ulur numrin e aplikimeve të shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Evropiane për azil të publikuara së fundmi, thuhet se numri i aplikimeve për azil ka rënë me 66%, krahasuar me vitin 2019.

Konkretisht në vitin e kaluar përpos mbylljes së kufijve nga shtetet evropiane shqiptarët kanë tentuar të largohen pasi janë regjistruar 6498 aplikime dhe ri-aplikime, dhe kërkesat më të ulta ishin në muajin maj kohë kur vendi dhe shumë vende të Evropës ishin në karantinë totale. Ndërsa në vitin 2019, ishin 22.982 aplikime dhe ri-aplikime për të fituar statusin e azilantit në një vend të BE-së.

Por përpos uljes së numrit të kërkesave në vitin e pandemisë, përsëri Shqipëria renditet e para në rajon për numrin e aplikimeve për azil. Sipas të dhënave në Malin e Zi u regjistruan vetëm 206 aplikime, nga Maqedonia e Veriut 1230, vijon më pas Bosnje Hercegovinë me 1329 kërkesa, më pas është Kosova me 2115 dhe Serbia me 2605 aplikime dhe ri-aplikime. Rekord kërkesash nga shtetet kandidate për në BE, mban edhe Turqia me Turqia 15.834 kërkesa për azil.

Sa i takon aplikimeve të shqiptarëve ndër vite Zyra Evropiane për azil thotë se janë 23084 kërkesa në pritje për më pak se 6 muaj dhe 34944 çështjet në pritje për më shumë se 6 muaj.

VITI 2020  6498

Janar 913+209

Shkurt 896+228

Mars 431+87

Prill 112+34

Maj 24+66

Qershor 228+106

Korrik 366+139

Gusht 274+129

Shtator 417+238

Tetor 433+177

Nëntor 386+146

Dhjetor 170+289

VITI 2019  22982

Janar 1812+301

Shkurt 1766+230

Mars 1936+222

Prill 1624+322

Maj 1731+192

Qershor 1576+211

Korrik 1771+224

Gusht 1519+184

Shtator 1734+234

Tetor 1964+225

Nëntor 1445+227

Dhjetor 1378+154

RAJONI

Serbia 2605

Kosova 2115

Mali i Zi 206

Bosnje Hercegovina 1329

Maqedonia e Veriut 1230

Turqia 15.834

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?