Europa po përgatitet të përballet me një valë të dytë të mundshme të koronavirusit dhe ka si qëllim shmangien e bllokimeve të reja që do të ishin dramatike për ekonominë
Duket se Europa është në futur në një garë të vërtetë me kohën teksa ajo po përgatitet të përballet me një valë të dytë të mundshme pandemike në vjeshtë, me synimin final, për të shmangur një bllokim të ri total si ai që bllokoi kontinentin nga marsi deri në qershor.
Komisioni Europian është shprehur se “Efektet e një mbyllje të re totale do të jenë dramatike për ekonominë e kontinentit” dhe po kërkon nga qeveritë e Unionit që "të përfitojnë nga koha në dispozicion, për të përgatitur gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator masa specifike për përmirësimin e situatës.
Mbrojtja e kategorive më të prekshme, forcimi i sistemeve shëndetësore, aftësia për të izoluar shpejt çdo shpërthim të ri infeksioni dhe mbi të gjitha një vaksinim kapilar dhe të hershëm kundër gripit sezonal, janë disa nga shtyllat në të cilat do të bazohet sistemi parandalues që BE do të duhet të zbatojnë në funksion të valës së dytë në vjeshtë.
Dje kancelarja gjermane Angela Merkel, në fund të takimit dypalësh me kryeministrin italian Giuseppe Conte në Kalanë Meseberg, tha se "Ne duhet të shmangim absolutisht një valë të dytë të Covid". Sipas saj "virusi po qarkullon akoma, ka shpërthime rajonale në kontinentin tonë dhe çdo ditë një numër në rritje të rasteve në të gjithë botën. Kancelarja theksoi gjithashtu se “pandemia do të përfundojë vetëm kur të jetë nën kontroll në të gjithë planetin".
Brukseli zyrtar ka përgatitur një plan shumë të detajuar masash teknike, me qëllim ndërtimin e "një sistemi të shpejtë të identifikimit të rasteve të reja dhe reagimit të menjëhershëm për të përmbajtur dhe izoluar shpërthimet". Për ta arritur këtë, BE po rekomandon rritjen e aftësisë për të bërë teste mbi popullatën, për të gjurmuar të infektuarit përmes përdorimit të aplikacioneve, për të forcuar kujdesin shëndetësor në repartet e terapisë intensive dhe grumbullim të rezervave të ilaçeve.
Sipas Brukselit, mbeten prioritare gjithashtu masat e mbrojtjes personale të tilla si maskat, higjiena e duarve dhe ndalimet e tubimeve.
Për Europën, hapi themelor është përgatitja midis korrikut dhe shtatorit i një strategjie për të zvogëluar ndikimin e gripit sezonal, pasi shtimi i efekteve të kësaj pandemie saj mund të çojë në shembje të sistemeve shëndetësore.