Pandemia COVID/ Report TV në konferencën e OBSH me gazetarët: Jo rikthim të izolimeve të plota

21 Gusht 2020, 19:02| Përditesimi: 21 Gusht 2020, 22:07

  • Share

TIRANË- Në një kohë që një pjesë e madhe e shteteve po përballen me një rritje të konsiderueshme të numrit të infektuarve me koronavirus, frika për rikthimin e kufizimeve të plota ka përfshirë shumë njerëz.

Por për OBSH, “rikthimi i tyre nuk është opsioni i duhur për të mposhtur pandeminë e Covid-19”. Kështu është shprehur drejtori i përgjithshëm i OBSH –së Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konferencë informuese për gazetarët në mbarë botën, pjesë e së cilës ishte edhe Report Tv.

Drejtori i përgjithshëm, theksoi se shëndeti dhe ekonomitë duhet të ecin në të njëjtin kah, pa e dëmtuar njëri-tjetrin. Prandaj ai u bëri thirrje qeverive për të ndërtuar plane rimëkëmbjeje dhe të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në mënyrën që të zvogëlohen sa më shumë efektet e pandemisë.

Në një kohë që rimbyllja nuk është më një opsion i preferuar nga asnjë palë, shqetësim përbën rihapja e disa prej sektorëve të cilët kanë qënë të mbyllur prej disa muajsh, ashtu siç janë shkollat. OBSH bën thirrje të gjitha shteteve të krijojnë strukturat e duhura për të rihapur insitucionet arsimore, mbajtja e maskave nga nxënësit do të ishte një opsion i mundshëm për të ruajtur fëmijët.

Një nga aspektet më të goditura nga kriza e Covid-19 udhëtimet ndërkombëtare, të kufizuara prej muajsh sipas OBSH-së përbëjnë edhe një nga shqetësimet më të mëdha, pasi ruajtja e distancimit social sidomos në avionë është pothuajse e pamundur.

Në një situatë të tillë autoritet shëndetsore, bëjnë thirrje për ruajtje të masave nga të gjithë, pasi “lufta ndaj Covid-19 nuk fitohet vetëm nga një palë, por duke kontribuar të gjithë së bashku”.

1598036931_rEPORT.JPG

Gazetarja e Report Tv, Suada Mehmetaj në konferencën online të OBSH

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?