Mimi Kodheli dhe Elisa Spiropali

Politikë

Pandemia e COVID ‘përfundon’ për deputetët e Kuvendit, shfaqen pa maskë (FOTO)

7 Maj 2021, 15:20| Përditesimi: 7 Maj 2021, 15:27

  • Share

Situata me pandeminë në vend është dukshëm drejt përmirësimit, e megjithatë, ekspertët e shëndetësisë kanë bërë thirrje disa herë që të vijojnë të respektohen masat anti-COVID, por duket se kjo thirrje nuk është ‘dëgjuar’ nga deputetët.

Në seancën e sotme në Kuvend, ku iu hap rruga ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, shumë deputetë nuk e kanë zbatuar vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për mbajtjen e maskës, që është detyrueshme si në ambiente e mbyllura, ashtu edhe në ambientet e hapura.

Sikurse mund të shikohet edhe në fotot e shkrepura nga LSA, shumë deputetë, si Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ulsi Manja, Halit Valteri, Lefter Maliqi, Mimi Kodheli etj., e kanë hequr maskën pasi kanë dalë nga seanca plenare. Epo mesa duket, nga deputetë e Kuvendit, nuk shihet më e arsyeshme mbajtja e maskës edhe pse lufta me pandeminë e COVID vijon.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?