Akademiku Luan Omari

Shëndeti

Pandemia e COVID-19, Akademiku Luan Omari: Vaksinohuni! Mbroni veten edhe të tjerët, përndryshe bëheni përgjegjës për shëndetin e komunitetit

4 Nëntor 2021, 09:28| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 09:30

  • Share

Në një kohë kur po përjetojmë një tjetër valë të COVID-19 dhe vaksina është “arma” më e rëndësishme që kemi ndaj pandemisë, akademiku i njohur, Luan Omari ka dhënë mesazhin e tij të fortë lidhur me të.

Ai ka theksuar se përmes marrjes së vaksinës, çdo njeri nuk mbron vetëm veten por edhe të tjerët. Akademiku Omari, tha se personat të cilët refuzojnë të marrin vaksinën duhet të jenë shumë të kujdesshëm me respektimin e masave, përndryshe do të bëhen përgjegjës për shëndetin e komunitetit në të cilin bëjnë pjesë.

Mesazhin e Luan Omarit, e ka publikuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes rrjetit të saj social Facebook.  

Mesazhi i Akademikut Luan Omari për vaksinimi:

Me vaksinim nuk mbron veten, por edhe të tjerët. Ata që janë kundër duhet të kenë shumë parasysh respektimin e masave mbrojtëse, përndryshe bëhen përgjegjës për shëndetin e komunitetit në të cilin bëjnë pjesë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?