Shëndeti

Pandemia e COVID-19, aktori Reshat Arbana jep mesazhin e tij për vaksinimin: T’i ruajmë e t’i mbrojmë njerëzit e zemrës nga transmetimi i virusit

27 Tetor 2021, 08:51| Përditesimi: 27 Tetor 2021, 08:52

  • Share

Teksa po përjetojmë një valë të re të COVID-19, pas shfaqjes së variantit delta, aktori i njohur Reshat Arbana, ka dhënë mesazhin e tij sensibilizues për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur nga virusi.

Duke folur për një nga të drejtat më thelbësore dhe themelore të njeriut, shëndetin, aktori theksoi se duhet ta mbrojmë atë dhe se mënyra e vetme është vaksina anti-COVID-19.

Mesazhin e tij e ka publikuar, kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social Facebook, ndërsa i ka uruar të gjithëve një ditë të mirë.

Mesazhi i plotë:

Të mendojmë më shumë për mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore: Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Së dyti, të jemi të gëzuar e të lumtur. Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e t’i mbrojmë ata nga transmetimi i virusit.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?