Foto ilustruese

Pandemia e COVID-19, ish-kreu i EMA: Vaksina na mbron, por s’mund të vaksinohemi çdo ditë! Duhet të gjejmë një zgjidhje tjetër

17 Janar 2022, 12:07| Përditesimi: 17 Janar 2022, 12:08

  • Share

Në një kohë ku në shumë vende pas dozës së tretë ka filluar të merret edhe ajo e katërt e vaksinën, ish-kreu i Agjencisë Evropiane të barnave, Guido Rasi është shprehur se nuk mund të vaksinohemi çdo disa muaj dhe se duhet të gjendet një zgjedhje tjetër.

 “Në çdo rast, ne nuk mund të vazhdojmë me fushata të vaksinimi çdo disa muaj. Nuk është e qëndrueshme. Duhet të mendojmë për një mënyrë tjetër ”, tha ai.

Rasi nga ana tjetër sqaroi se vaksinimi është i domosdoshëm dhe na ndihmon të shmangim format e rënda të infektimit si edhe rastet fatale. Ai gjatë një interviste për “La Repubblica”, tregoi se fillimisht ka patur dyshime për dozat përforcuese por me ardhjen e Omicronit ato u shuan.

Eksperti Italian e rekomandon dozën e katërt për personat me sistem imunitar të dobët  dhe ata që vuajnë nga sëmundje të rënda. Fushata e vaksinimit ka ecur me ritme të shpejta në Itali pasi ky vend ka një nga normat më të larta të vaksinimit në Evropë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?