Volejbollistja Elsa Tare

Shëndeti

Pandemia e COVID-19, mesazhi i volejbollistet Ela Tase: Vaksinimi i vetmi shpëtim! Humbëm njerëz të dashur që me vaksinën mund të ishin ende mes nesh

22 Nëntor 2021, 09:58| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 10:26

  • Share

Ndërsa bota po përjeton një valë të re të COVID-19 dhe në shumicën e vende evropiane po shtrëngohen sërish masat, volejbollistja Ela Tase ka dhënë mesazhin e saj për pandeminë, duke theksuar se vaksina është i vetmi shpëtim.

Ajo shkruan se shumë nga njerëzit tanë të dashur humbën jetën pa mbërritur vaksina, duke thënë se nëse do e kishin bërë mund të kishin shpëtuar nga virusin.

“Vlerësoni jetën, ajo është e shtrenjtë”, shprehet Tase.

Mesazhin e volejbollistet e ka publikuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook.

Mesazhi i plotë i Ela Tase:

Vaksinimi është i vetmi shpëtim për jetën dhe shëndetin për secilin prej nesh. Humbëm njerëz të dashur e të shtrenjtë pa radhë e pa moshë, pa arritur dot mbërritjen e vaksinës ndaj COVID-19. Një peng i madh sepse nëse do të ishim vaksinuar, mund të ishin mes nesh. Vlerësojeni jetën, ajo është e shtrenjtë.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ari: 22/11/2021 10:20

    o qe ju sia keni idene kush eshte ela tae...shkrujani emrin tamom sa lat nom! :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?