Të paktën 300 mijë fëmijë janë infektuar me HIV gjatë vitit 2020, ose një fëmijë çdo dy minuta, tha UNICEF në një raport të publikuar ditën e sotme.
Për shkaqe që lidhen me SIDA-n, 120 mijë fëmijë të tjerë humbën jetën gjatë asaj periudhe, që do të thotë 1 fëmijë çdo 5 minuta.
Pandemia e COVID-19 ka thelluar pabarazinë në përkushtimin e pacientëve me HIV për shkak të mungesës së vëmendjes, duke bërë që rreziku për humbje jete të rritet për fëmijët, adoleshentët dhe gratë shtatzëna.
“Pandemia e HIV-it që tashmë ka hyrë në dekadën e sa të pestë po përballet edhe me pandemisë e COVID-19 që ka “pushtuar” botën, duke kufizuar në këtë mënyrë shërbimin mjekësor për pacientët me HIV. Ndërkohë, rritja e varfërisë, problemet e shëndetit mendor dhe abuzimi po rrisin rrezikun e infeksionit tek fëmijët dhe gratë. Nëse nuk do të marrim masa urgjentisht për ulur pabarazinë në kujdesinë e pacientëve do të vazhdojnë të humbin jetën shumë fëmijë nga HIV-i.”, tha Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore
Sipas raportit nga UNICEF, në shumë vende është vënë re një ndërprerje e konsiderueshme e shërbimeve për HIV dhe kjo për shkak të fillimit të pandemisë.
Testimi i foshnjave për HIV në vendet me ngarkesë të lartë ra me 50 deri në 70 përqind.
Megjithëse u bë një përpjekje për rikuperimin e shërbimeve në qershor 2020, nivelet e mbulimit mbeten shumë më poshtë se ato para COVID-19 dhe shtrirja e vërtetë e ndikimit mbetet e panjohur.
Për më tepër, në rajonet e ngarkuara rëndë nga HIV, një pandemi e zgjatur mund të prishë më tej shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe të zgjerojë boshllëqet në përgjigjen globale ndaj HIV-it, paralajmëron raporti.
Në vitin 2020, Afrika Sub-Sahariane përbënte 89 për qind të infeksioneve të reja pediatrike me HIV dhe 88 për qind të fëmijëve dhe adoleshentëve që jetonin me HIV në mbarë botën. Rreth 88 për qind e vdekjeve të fëmijëve të lidhura me SIDA-n ishin në Afrikën Sub-Sahariane.
Pavarësisht disa përparimeve në luftën kundër HIV dhe AIDS-it, fëmijët dhe adoleshentët vazhduan të mbeten prapa në të gjitha rajonet gjatë dekadës së fundit, thotë raporti.
Mbulimi global me ART (trajtimi) për fëmijët mbetet shumë prapa atij të nënave shtatzëna (85 përqind) dhe të rriturve (74 përqind). Përqindja më e lartë e fëmijëve që marrin trajtim me ART është në Azinë Jugore (>95 përqind), e ndjekur nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut (77 përqind), Azia Lindore dhe Paqësori (59 përqind), Afrika Lindore dhe Jugore (57). për qind), Amerikën Latine dhe Karaibe (51 për qind), dhe Afrikën Perëndimore dhe Qendrore (36 për qind).
Të dhëna shtesë të vitit 2020 të përfshira në raport:
- 150,000 fëmijë të moshës 0-9 vjeç u infektuan rishtazi me HIV, duke e çuar numrin total të fëmijëve të kësaj grupmoshe me HIV në 1.03 milionë.
- 150,000 adoleshentë të moshës 10-19 vjeç u infektuan rishtazi me HIV, duke e çuar numrin total të adoleshentëve që jetojnë me HIV në 1.75 milionë.
- 120,000 vajza adoleshente u infektuan rishtazi me HIV, krahasuar me 35,000 djem adoleshentë.
- 120,000 fëmijë dhe adoleshentë vdiqën nga shkaqe të lidhura me SIDA-n; 86,000 të moshës 0-9 vjeç dhe 32,000 të moshës 10-19 vjeç.
- Në Afrikën Lindore dhe Jugore, infeksionet e reja vjetore midis adoleshentëve u ulën me 41 për qind që nga viti 2010, ndërsa në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, infeksionet u rritën me 4 për qind gjatë së njëjtës periudhë.
- 15.4 milionë fëmijë humbën njërin ose të dy prindërit për shkaqe të lidhura me SIDA-n vitin e kaluar. Tre të katërtat e këtyre fëmijëve, 11.5 milionë, jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane. Fëmijët jetimë për shkak të SIDA-s përbëjnë 10 për qind të të gjithë jetimëve në mbarë botën, por 35 për qind e të gjithë jetimëve jetojnë në Afrikën Sub-Sahariane.