Pandemia godet 86% të bizneseve të shërbimeve! BSH: Sipërmarrjet e shohin zgjidhjen te borxhi dhe shtyrja e pagesave të detyrimeve

18 Nëntor 2020, 17:33| Përditesimi: 18 Nëntor 2020, 17:40

  • Share

Sektori i shërbimeve vijon të jetë më i godituri nga pandemia. Në një anketim të bërë nga Banka e Shqipërisë me një sërë biznesesh të kategorive të ndryshme në vend vihet re se të gjitha sektorët e tjerë kanë pasur përmirësim në situatën e tyre, ndërsa shërbimet paraqesin përkeqësim të situatës. Nëse në muajin prill ishin 79% e bizneseve që pohonin se janë ndikuar, në muajin shtator janë 86% e bizneseve të pyetura që raportojnë për rënie në aktivitetin e tyre. Referuar rezultateve të këtij anketimi vihet re se rënia më e madhe e aktivitetit të tyre është shënuar tek ndërmarrjet e vogla.

Ndërkohë në tërësi sipas anketës duke përfshirë industrinë, tregtinë, ndërtimin dhe shërbimet janë 84% e bizneseve që deklarojnë se ndikimi negativ nga pandemia ka vijuar deri në muajin shtator. Ulja e kërkesës nga klientët vendas identifikohet si faktori me ndikim më të madh negativ në aktivitetin e të gjitha bizneseve, dhe me efekt më të madh tek mikro ndërmarrjet. Ndërkohë, ndërmarrjet e mesme dhe ato të mëdha kanë zgjedhur “Problemet në qarkullimin e punonjësve” si alternativën me ndikim relativisht më të madh nga situata e krijuar nga COVID-19.

Zgjidhjet kryesore në një situatë të tillë bizneset shohin shtyrjen në kohë të pagesave rritjen e borxheve si dhe uljen e numrit të punonjësve. Ndërkohë ndërmarrjet janë pesimiste edhe për kthimin në normalit. Reduktimi më i madh i punonjësve është në sektorin e shërbimeve. Nëse në prill ata parashikon një situatë të përmirësuar pas 5 muajsh, në shtator ata thonë se normalitetit do të ndodh pas më shumë se 10 muajsh.

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?