Pandemia godet xhepat e emigrantëve! BSH: Në 6 muaj ato sollën 102 mln € me pak se në 2019

11 Shtator 2020, 18:09| Përditesimi: 11 Shtator 2020, 21:13

  • Share

TIRANË-  Pandemia nuk ka prekur vetëm të ardhurat për frymë të qytetarëve shqiptar, por edhe të shteteve të huaja. Të ardhurat e emigrantëve në vendin tonë pjesën e parë të vitit, janë dëshmi të një situate të tillë

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për periudhën Prill-Qershor dërgesat e emigrantëve u tkurrën me 64 milionë euro më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Konkretisht për këtë periudhë emigrantët që punojnë jashtë vendit sollën 121 milionë euro nga 185 milionë euro që dërguan për të njëjtën periudhë të viti 2019.

Kjo për shkak se shtetet ku ka edhe më shumë shtetas shqiptar si Italia, Greqia, Gjermania apo edhe SHBA, pësuan një goditje të fortë në ekonomitë e tyre si pasojë e pandemisë. Rënia thellohet edhe më tepër nëse shohim dërgesat në 6 mujorin e parë të vitit. Për periudhën Janar-Qershor emigrantët kanë sjellë 102 milionë euro më pak se në gjashtëmujorin e parë të 2019.

Në total për këtë periudhë ata kanë sjellë 273 milionë euro nga 335 milionë që sollën në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Kjo është rënia më e ndjeshme e remitancave që në periudhën Korrik-Shtator të vitit 2009, ku u dërguan vetëm 131 milionë euro.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?