Pandemia goditi turizmin, mbi 1300 të papunë në Lezhë (VIDEO)

30 Shtator 2020, 09:48| Përditesimi: 30 Shtator 2020, 09:51

  • Share

Rreth 1300 persona dolën pa punë në bashkinë e Lezhës nga Marsi e deri në Gusht. Drejtori i Zyrës së Punës, Fatmir Delishi tha se sektori i turizmit është më i dëmtuari nga pandemia e Covid-19 që shtoi radhët e të papunëve. Gjithsesi ai shton se në muajit në vijim pret përmirësim të situatës dhe hapje të tregut të punës, sidomos në fasoneri. 

Situata e jashtëzakonshme e krijuar nga pandemia e Covid-10 ka trefishuar numrin e të papunëve në Lezhë.

Nga 740 punënkërkues që kishte në fillim të vitit, numri i tyre shkoi në 2 070.

"Jo vetëm që është rritur numri i të papunëve në mënyrë galopante, por është rritur dhe numri i punëkërkuesve si dhe të punësuarve të sektorit privat" - tha drejtori i shërbimit të punësimit në Lezhë, Fatmir Delishi.

Delishi shton se këtë vit edhe kërkesat për punë nga sektori i turizmit kanë qenë të ulëta.

"Sezoni turistik, ofertat e bizneseve kanë qenë shumë të ulëta në krahasim me vitin e kaluar" - tha Delishi.

Kriza ekonomike e krijuar nga pandemia, ka detyruar shumë sipërmarrje private që të shkurtojnë numrin e punonjësve e kjo është reflektuar në ekonominë e shumë familjeve në rajonin e Lezhës.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?