TIRANË- Vitin 2021 tashmë po e lëmë pas për të pritur një vit të ri me shpresën se pandemia, që ka munduar vendin në prej 2 muajsh, do të zhduket. 2021 pati zhvillime të rëndësishme ku një moment i rëndësishëm në zhvillimet politike kanë qenë zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, por padyshim ashtu sikurse në pjesën më të madhe të rasteve, vëmendjen kryesore e kanë marrë zhvillimet nga aktualiteti.
Shqiptarja.com ka sjellë për lexuesit në 365 ditët e vitit të gjitha zhvillimet nga vendi, rajoni dhe bota minutë pas minute për lexuesin, ngjarje në kohë reale me foto e video pa fshehur asnjë detaj, por të servirur nga gazetarët e redaksisë me profesionalizëm në çdo moment. Kjo na bën të jemi një ndër mediat më të lexuara në Shqipëri ku numërojmë miliona klikime e ndërsa sot kur data shënon 30 dhjetor është koha për të bërë një përmbledhje e për të sjellë tek ju se cilat janë lajmet më lexuara për 2021.
Në vend të parë qëndron lajmi makabër nga Kosova, të vrasjes Marigona Osmani, 18-vjeçarja që u vra brutalisht nga bashkëjetuesi i saj Dardan Kriqava. Në vendin e dytë, është detaji i trishtë që erdhi nga vdekja e të riut Aldi Rama, që qëlloi për vdekje policit gjatë një aksioni. Aldi Rama u braktis në morg nga prindërit e tij dhe ky lajm duket se ka prekur zemrat e të gjithëve duke bërë që të gjithë ta klikojnë dhe ta lexojnë. Lajmi i tretë më i klikuar të vitit është lajmi i trishtë për familjen Gushi që u shua në një aksident tragjik, pasi një 'Audi A8' i goditi nga pas duke i nxjerrë nga rruga.
Për fat të keq, në listën e lajmeve më të klikuara kanë të bëjnë me ngjarje të trishta, me vdekje apo aksidente.
10 lajmet më të lexuara për 2021
|