‘Pandemia ndikoi në rritjen e abuzimeve’, juristi: Rasti më i rëndë, përdhunimi i gjyshes në Lushnje (VIDEO)

3 Shkurt 2021, 16:57| Përditesimi: 3 Shkurt 2021, 17:32

  • Share

89-vjeçarja e abuzuar në Lushnje ka lënë spitalin pas ngjarjes që tronditi opinionin publik. Ngjarje të tilla kanë qenë të shpeshta në muajt e fundit ku nuk kanë munguar edhe denoncimet për abuzime edhe me të mitur. Roli i shtetit dhe socializimi i viktimave të abuzimeve vijon të jetë i diskutueshëm. Juristët mendojnë se rastet që nuk kanë indicje apo denoncime, është e pamundur të ndalohen.

“Nëse shteti nuk ka patur asnjë informacion, nuk ka pasur asnjë indicje, nuk ka pasur asnjë problematikë të këtij lloji në këtë familje, atëherë shteti mendoj që shteti ka qenë i painformuar. Mendoj që ZPZ-të e zonës duhet të marin informacionin real të kësaj çështje, duke u bazuar në akt-ekspertim. A kemi të bëjmë me një ngjarje reale apo thjeshtë me ngjarje të sajuar” – tha juristi Enea Cenko.

Pavarësisht se ndërgjegjësimi është rritur për të denoncuar abuzimet, rastet janë rritur po ashtu. Shkak i kësaj incidence ëhstë bërë edhe pandemia, e cila ka ndikuar në psikologjinë e popullatës.

“Duhet theksuar që problematikat në kohët e fundit janë rritut për shkak se ka ndikuar edhe periudha e pandemisë, jo vetëm në psikologjinë e njerëezve, e shkaktuar edhe nga ana ekonomike. Ekonomia e dobët dhe shumë punë të mbyllura kanë sjell pasoja jo të vogëla në shtimin e rasteve” – u shpreh Cenko.

Por, cila është forma për të luftuar fenomenin sipas juristit Enea Cenko?

“Duhet të shikohen me shumë përparësi veprat e dhunës seksuale. Ndikimi i ngjarjeve të tilla nuk është vetëm për pasojat aktuale, por edhe pasoja të mëvonshme. Për shkak të këtyre abuzimeve mund të vijnë probleme të rënda në vijim” – u shpreh së fundmi Cenko.

Përveç një numri të lartë të rasteve të abuzimeve seksuale, periudha e pandemisë ka ndikuar edhe tek dhuna në familje. Problem mbeten zonat rurale, të cilat ndikuar nga mentaliteti, kanë zbulueshmëri më të dobët.

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?