Pandemia në Ballkan/ 22 viktima dhe 785 raste të reja infeksioni në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë

25 Korrik 2020, 15:15| Përditesimi: 25 Korrik 2020, 15:17

  • Share

Ndërsa sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, në të gjithë botën janë regjistruar mbi 15.7 milionë raste Covid dhe në Europën jugore, si në Spanjë, situata e shkaktuar nga pandemia paraqitet problematike në Ballkan, ku Rumania, Bosnje Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Mali i Zi janë ndër më të prekurit

Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 237 raste të reja infeksioni dhe 5 viktima.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv është rritur në 6917 për një total vdekjesh prej 169 viktima.

Sipas Shtabit të Krizave, në 24 orët e fundit në qytetet me shumicë serbe janë shfaqur 11 raste të reja me Covid-19 dhe një persona ka ndërruar jetë në Leposaviç.

Federata Sindikale e Shëndetësisë në Kosovë, ka deklaruar se më shumë se 400 punëtorë shëndetësorë janë të infektuar me Covid-19.

Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 411 raste të reja infeksioni dhe 8 viktima.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv është rritur në 23 263 për një total vdekjesh prej 526

170 pacientë ndodhen të shtruar në repartet e terapisë intensive të intubuar.

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar se kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit 9 pacientë.

Autoritetet shëndetësore u deklaruan gjithashtu edhe për 137 raste të reja të identifikuar me koronavirus. Sipas statistikave të fundit në Maqedoni ka patur që prej fillimit të pandemisë gjithsej 9936 raste me Covid-19, kurse betejën me koronavirusin e kanë humbur 510 pacientë. 

Rumania ka regjistruar në 24 orët e fundit një numër rekord infeksionesh të reja të regjistruara që nga fillimi i pandemisë Covid.

Autoritetet u deklaruan për 1284 persona të identifikuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit. Gjithashtu në vend janë regjistruar edhe 55 viktima.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni, që nga fillimi i pandemisë është rritur në 43678 raste, për një total viktimash prej 2165, kurse totali i të shëruarve është 25373.

Kroacia ka të identifikuar me Covid-19 në total 4715 persona. Autoritetet e shëndetësisë në vend kanë raportuar se numri i përgjithshëm i vdekjeve është 128 që prej fillimit të pandemisë. Në 24 orët e fundit u identifikuan të prekur nga infeksioni 81 persona

Bosnje Hercegovina deri një ditë më parë ka patur 9767 raste totale të identifikuar me infeksionin e koronavirusit, për një total viktimash prej 280 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, si dhe për 4555 pacientë të shëruar nga Covid

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?