Pandemia në Ballkan/ 37 raste të reja dhe 6 viktima në Maqedoninë e Veriut

7 Shtator 2020, 13:49| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 13:51

  • Share

Maqedonia e Veriut ka raportuar për 37 raste të reja infeksioni dhe 6 vdekje Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 15127 për një total prej 623 viktimash që prej fillimit të pandemisë, kurse numri i të shëruarve ka shkuar në 12486

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 883 raste të reja të prekur nga Covid, dhe 33 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 3926, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 95 897, gjithashtu janë shëruar edhe mbi 340 mijë pacientë.

Kroacia ka raportuar për 117 raste të reja infeksioni dhe 3 viktima Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 12 081 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 201. Gjithashtu janë shëruar edhe 9266 pacientë

Mali zi raportoi dje për 131 raste pozitive dhe 1 viktimë Covid, për një total prej 5553 të prekurish nga infeksioni dhe 108 vdekje që prej fillimit të pandemisë

Sllovenia ka raportuar sot për 25 raste të reja infeksioni dhe 0 viktima Covid.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 3190 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 135. Gjithashtu në vend të shëruarit numërohen në 2530.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?