Në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar se kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit 3 pacientë.
Autoritetet shëndetësore u deklaruan gjithashtu edhe për 123 raste të reja të identifikuar me koronavirus.
Dje në Maqedoni u raportuan 135 raste të reja Covid dhe 10 viktima.
Sipas statistikave të fundit në Maqedoni ka patur që prej fillimit të pandemisë gjithsej 9670 raste me Covid-19, kurse betejën me koronavirusin e kanë humbur 445 pacientë.
Deri tani në vend janë kryer më shumë se 90 mijë teste për një shumë prej mbi 5 milionë euro. 1,15 milion eurot e shpenzuara për testimet e kryera për antitrupat në klinikat private në vend, nuk janë të llogaritura të këtë total.
Në federatën e Bosnje Hercegovinës, gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 347 persona të identifikuar me infeksionin e koronavirusit dhe 6 vdekje.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në vend, numri i përgjithshëm i të prekurve nga Covid, që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 9462, kurse totali i viktimave ka shkuar në 274.
Në vend, Kryeministri i Federatës Fadil Novali, është testuar me Covid-19 prej disa ditësh dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore
Në Malin e Zi, deri 24 orë më parë ishin të regjistruar të infektuar nga Covid 2472 pacientë, për një total prej 39 viktimash