Në Kosovë, autoritetet e shëndetit kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 162 raste të reja infeksioni Covid dhe 10 viktima.
Sipas të dhënave, totali i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 12 168 kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 448 që prej fillimit të pandemisë.
Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 220 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.149 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.571.
Gjatë 24 orëve të fundit, Maqedonia e Veriut ka regjistruar 114 të identifikuar të prekur nga koronavirusi dhe 3 viktima.
Sipas autoriteteve shëndetësore në vend totali i rasteve Covid është rritur në 13 308, për një total viktimash prej 557 vdekje kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 9777.
Kroacia ka raportuar se gjatë ditës së fundit ka patur 265 raste të identifikuar me koronavirus dhe 1 viktimë e shkaktuar nga infeksioni.
Totali i rasteve të identifikuar pozitiv është rritur në 7594, numri i pergjithshëm i viktimave është rritur në 169 kurse të shëruarit numërohen në 5584
Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë njoftuar se në vend gjatë 24 orëve të fundit ka patur 169 raste të reja të identifikuar pozitiv si dhe janë regjistruar 3 viktima.
Sipas të dhënave, totali i të prekurve ka shkuar në 30 379 kurse numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 692 që prej fillimit të pandemisë Covid