Pandemia në Ballkan/ Kosova regjistron 117 raste të reja dhe 5 viktima

5 Shtator 2020, 15:13| Përditesimi: 5 Shtator 2020, 16:47

  • Share

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 117 raste të reja të infeksionit Covid, 5 viktima dhe 131 të shëruar

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14 027 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 556.

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 77 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 31 849 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 723

Pandemia e shkaktuar nga infeksioni i koronavirusit vazhdon të mbajë të mbërthyer Rumaninë.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 1269 raste të reja të prekur nga Covid

Sipas autoriteteve shëndetësore, u raportuan edhe 38 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej fillimit të pandemisë është rritur në 3850, kurse totali i infeksioneve ka shkuar në 93864

Maqedonia e Veriut ka raportuar për 127 raste të reja infeksioni dhe 5 vdekje Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 14 998për një total prej 614 viktimash që prej fillimit të pandemisë, kurse numri i të shëruarve ka shkuar në më shumë se 12 mijë

Kroacia ka raportuar për 311 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima Covid.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 11 739 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 197. Gjithashtu janë shëruar edhe 8771 pacientë

Sllovenia ka raportuar sot për 43 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë Covid.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, totali i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 3122 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 135. Gjithashtu në vend të shëruarit numërohen në 2483.

 Mali i Zi regjistroi dje 110 raste të reja dhe 2 viktima.

Sipas të dhënave nga autoritetet shëndetësore, totali i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është 5275 kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën nga Covid është rritur në 106

Bosnje Hercegovina regjistroi në 24 orët e kaluara 338 raste dhe 3 vdekje Covid. Numri i përgjithshëm i të prekurve është rritur në 21142 për një total prej 639 vdekje që prej fillimit të pandemisë

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?