Pandemia në Ballkan/ Kosova regjistron 141 raste të reja Covid dhe 6 viktima! Pas dy muajsh Serbia asnjë vdekje

27 Gusht 2020, 15:28| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 16:00

  • Share

Kosova ka raportuar sot 141 raste të reja infeksioni koronavirusi, për një total prej 12 981 pozitivë që prej fillimit të pandemisë Covid.

Gjithashtu autoritetet u deklaruan edhe për 6 viktima, teksa numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të emergjencës shëndetësore ka shkuar në 498.

Janë shëruar edhe 143 pacientë teksa numri i përgjithshëm i tyre deri më sot është gjithsej 9.085, kurse numri i rasteve aktive është 3.398.

Kosova gjithashtu ka hedhur një hap konkret drejt sigurimit të vaksinës së COVID-19 duke siguruar 300 mijë doza menjëherë sapo ajo të dalë, nëpërmjet OBSH dhe asosacionit GAVI. Mediat kosovare shkruajnë se zyrtarët e OBSH-së i kanë garantuar Kosovës vaksinim 20% të popullsisë për COVID-19 sapo të dalë vaksinë. Ministria e Shëndetësisë do të paguajë 1.2 milionë euro për furnizimin me vaksina të tjera të COVID-19 ndërkohë që plani është për të vaksinuar 70% të popullsisë. 300 mijë dozat e para do i ketë falas.

Gjatë 24 orëve të fundit Republika e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar 89  raste të reja Covid (dje ishin 119) si dhe 7 viktima, (edhe dje u raportuan 5)

Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 14 004 për një total prej 585 viktimash që prej fillimit të pandemisë kurse numri i të shëruarve ka shkuar në më shumë se 10 722 

Ministria e Shëndetësisë informon se komform raportit të Institutit për Shëndet Publik, i cili ka të bëjë në periudhën nga data 17 e deri më 23 gusht janë regjistruar gjithsej 839 raste të reja pozitive dhe ulje prej 7,0 për qind, në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi.

Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 125 raste të reja infeksioni dhe asnjë viktimë. Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 31099 kurse numri i përgjithshëm i viktimave mbetet i pandryshuar, 707.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?