Bosnje Hercegovina ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 243 raste të reja infeksioni dhe kanë humbur jetën nga Covid 4 persona.
Sipas të dhënave të autoriteteve të shëndetësisë, totali i të prekurve nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë është 19793 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 598.
Kroacia ka raportuar se në 24 orët e fundit janë identifikuar me Covid 262 persona si dhe ka patur 1 vdekje nga infeksioni.
Sipas autoriteteve, totali i të identifikuave të prekur nga koronavirusi është 10 123 kurse numri i pergjithshëm i viktimave ka shkuar në 184 dhe mbi 7200 të shëruar
Kroacia renditet e fundit sa i përket numrit të testimeve të koronavirusit në Evropë.
Fill pas Kroacisë vjen Hungaria me 41.948 teste për një milion banorë dhe Sllovakia me 59.263 testime.
Kroacia është vendi i parë në rajon që ka rivendosur disa prej masave kufizuese rajonin e Split-Dalmacisë ku është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në të gjitha ambientet e mbyllura me më shumë se tre persona. Dasmat dhe funeralet gjithashtu janë kufizuar në 50 vetë, festimet familjare në 20, ndërsa vizitat në azilet e të moshuarve janë pezullohen. Gjithashtu palestrat dhe qendrat sportive janë mbyllur.