Në Kosovë u regjistruan në 24 orët e fundit edhe katër viktima nga koronavirusi dhe 142 raste të reja pozitive.
Shifrat u bënë të ditura nga drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, i cili tha se janë identifikuar edhe 142 raste të reja Covid dhe ka patur gjithashtu edhe 101 të shëruar
Me shifrat e fundit, numri total i rasteve pozitive shkon në 5,877 kurse ai i viktimave në 139, teksa në total janë shëruar 3,069 pacientë.
Kroaci
Në Kroaci u raportuan sot 2 viktima dhe 25 raste të reja infeksioni.
Që nga 25 shkurti i vitit 2020 kur u paraqit rasti i parë me Covid-19 në Kroaci, numri i rasteve të konfirmuara me këtë virus është 4370. Mosha mesatare e pacientëve të prekur është 47.1 vjeç. Gjithsej gjithashtu janë shëruar 3098 persona, përfshirë 80 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Totali i infeksioneve në vend është 4370 kurse ai i viktimave 122.
Serbi
Në Serbi sot autoritetet raportuan për 359 raste të reja koronavirusi dhe 10 vdekje, për një total prej 482 viktimash që nga fillimi i emergjencëes shëndetësore dhe rreth 21 300 të prekurish nga infeksioni. Në vend ka 4762 të shtruar në spitale nga të cilët 190 ndodhen në terapi intensive me respiratorë.