Pandemia në Ballkan/ Rritet numri i rasteve të reja Covid në Kosovë, regjistrohen edhe 4 viktima

26 Gusht 2020, 16:27| Përditesimi: 26 Gusht 2020, 16:29

  • Share

Ndërsa para dy ditësh pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit regjistruan ulje të rasteve të reja të infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi, dje dhe sot situata është rikthyer si më parë...

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 157 raste të reja Covid, (teksa dje ishin 136) si dhe 4 viktima, (dje ishin 8).

Me shifrat e ditës së sotme, numri i personave që kanë humbur betejën me infeksionin e koronavirusit ka arritur në  492  raste të vdekjes kurse totali i të prekurve ka shkuar në 12.840. Gjithashtu janë shëruar në ditën e fundit edhe 154 pacientë, për një total prej 8942

Gjatë 24 orëve të fundit Republika e Maqedonisë së Veriut ka regjistruar 119  raste të reja Covid (dje ishin 126) si dhe 5 viktima, (edhe dje u raportuan 5)

Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 13 914 për një total prej  578 viktimash që prej fillimit të pandemisë kurse numri i të shëruarve ka shkuar në më shumë se 10 500.

Ministria e Shëndetësisë informon se komform raportit të Institutit për Shëndet Publik, i cili ka të bëjë në periudhën nga data 17 e deri më 23 gusht janë regjistruar gjithsej 839 raste të reja pozitive dhe ulje prej 7,0 për qind, në krahasim me javën e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi.

Ndërkohë Zoran Zaev deklaroi sot se, viti i ri shkollor në Maqedoninë e Veriut nuk do të fillojë më 1 shtator, siç është paralajmëruar më herët, por me një muaj vonesë - më 1 tetor.

Bosnje Hercegovinë gjatë 24 orëve të fundit ka patur 283 raste të reja të identifikuar me koronavirus. Autoritetet shëndetësore në vend thanë se kanë humbur jetën nga infeksioni edhe 11 persona.

Sipas të dhënave, totali i rasteve Covid që prej fillimit të pandemisë është 18 609 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 571. Gjithashtu janë shëruar në total edhe 12 336 pacientë.

Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën dy pacientë Covid dhe janë regjistruar 154 raste të reja infeksioni.

Sipas autoriteteve totali i viktimave në vend është rritur në 707 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 30 960 si dhe janë shëruar mbi 29 mijë pacientë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?