Pandemia në Ballkan/ Rumania dhe Bosnje Hercegovina regjistrojnë 52 viktima dhe 1139 raste të reja në 24 orë

24 Gusht 2020, 13:58| Përditesimi: 24 Gusht 2020, 14:20

  • Share

Ballkani mbetet i mbërthyer nga ‘ethet’ e infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi

Rumania akoma nuk po gjen qetësi prej pandemisë teksa, sipas raportimeve nga autoritetet shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit në vend ka patur 825 raste të reja dhe 37 viktima.

Sipas të dhënave, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore, në vend numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi është rritur në  më shumë se 79 mijë për një total prej 3309 viktima dhe 35 500 të shëruar.

Bosnje Hercegovina ka raportuar sot për 314 raste të reja të identifikuar pozitiv me Covid dhe 15 vdekje.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve në vend është rritur në më shumë se 18 mijë kurse numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën prej infeksionit është 547, që prej fillimit të pandemisë.

Sllovenia ka numrin më të ulët të rasteve të rëja Covid në Rajonin e Ballkanit. Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 14 të identifikuar pozitivë dhe 2 vdekje. Totali i infeksioneve në vend është 2665 kurve numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 133.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?