Pandemia në Ballkan/Rumania regjistron rreth 2000 infeksione dhe 37 viktima në 24 orët e fundit

22 Gusht 2020, 14:58| Përditesimi: 22 Gusht 2020, 15:00

  • Share

Rajoni i Ballkanit vazhdon të mbetet i mbërthyer nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi.

Në Rumani në 24 orët e fundit janë regjistruar 1189 raste të reja infeksioni dhe 37 viktima nga Covid.

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri ipërgjithshëm i të identifikuave pozitiv është rritur në 77 544, për një total viktimash prej 3233 që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu në vend janë shëruar më shumë se 35 mijë pacientë.

Mali i Zi raportoi për 48 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë, shifra këto që e kanë çuar totalin e të prekurve nga Covid në 4277 dhe 82 vdekje që prej fillimit të pandemisë.

Autoritetet shëndetësore në Kroaci kanë raportuar se në vend janë regjsitruar 306 raste të reja infeksioni dhe 1 viktimë.

Totali i të prekurve në vend është 7900 kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 170

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?