Pandemia po frenon rritjen e tregtisë, eksportet në tetor arritën në vlerën e 27 mld lekëve

17 Nëntor 2020, 15:08| Përditesimi: 17 Nëntor 2020, 19:33

  • Share

Kufizimet e reja që po rikthejnë disa shtete për të mos lejuar përhapjen e pandemisë, nuk po lejojnë tregtinë që ti rikthehet normalitetit. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet në muajin tetor arritën në 27 miliardë lekë, duke pësuar një rritje prej 6 %, në krahasim me shtatorin e këtij viti, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të një viti eksportet ishin në rënie prej 0.9%.

Nga ana tjetër importet në muajin e kaluar ishin 59 miliardë lekë me rënie prej 0.01% krahasuar me tetorin e 2019, por nga muaji shtator 2020 rritja është 13,1 %.

Rënia e tregtisë është e ndjeshme në 10 mujor. Të dhënat tregojnë se nga janari në tetor janë eksportuar mallrave arritën vlerën 221 mld lekë, duke u ulur me 12,2 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 488 mld lekë, duke u ulur me 9,7 %, krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa kontributin më të madh në përmirësimin e situatës në muajin e kaluar e ka dhënë kategoria e produkteve ushqimore. Sipas INSTAT eksportet e “Ushqimeve, pijeve, dhe duhanit” u rritën me +2,7%, ndjekur nga “Materialet e ndërtimit dhe metaleve” me rritje 2%, dhe makineri e pjesë këmbimi me rritje 1.9%. Ndërsa negativisht kanë ndikuar përsëri grupi i tekstileve dhe këpucëve, energjia elektrike dhe kategoria e lëkurës dhe produkteve të saj. 

Shtetet me të cilat kemi pasur më shumë shkëmbime tregtare muajin e shkuar ishin Kosova, Gjermania dhe Greqia. Ndërsa për importet në vend të parë renditen Turqia, Serbia dhe Zvicra.

er.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?