Pandemia/ Studentët kërkojnë anulimin e tarifës, Filologjiku vendos vetëm shtyrjen për në shtator

9 Qershor 2020, 17:45| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 17:51

  • Share

TIRANE-Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës ka vendosur që të shtyjë afatin e pagesës së tarifës shkollore për studentët, që paguhet para provimeve, për në shtator. Report Tv ka siguruar urdhrin që mban datën e sotme dhe firmën e dekanit Sabri Laçi.

Në urdhër theksohet se studentët e vitit të tretë bachelor dhe atë të viteve të dyta të programeve master që do të diplomohen në sesionin e korrikut të bëjnë pagesën deri me datë 10 korrik 2020.

Ndërkohë që studentët e vitit të parë dhe të dytë të programeve bachelor dhe ata të vitit të parë të programeve master duhet të kryejnë pagesën e tarifës së universitetit deri më datë 15 shtator 2020.

Ky është fakulteti i parë që ka ndërmarrë këtë hap, por studentët nuk janë të kënaqur, pasi kanë kërkuar anulimin e plotë të tarifës me argumentin se nuk kanë bërë mësim në kohën e pandemisë.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?