Pandemia 'zbraz' pikat kufitare/ Në Muriqan dalin 1568 qytetarë në 3 ditë, në Kakavijë, vetëm 200 persona në 24 orët e fundit

4 Janar 2021, 11:54| Përditesimi: 4 Janar 2021, 13:31

  • Share

Për shkak të kufizimit të lëvizjes prej pandemisë dhe kërkesë për pasjen e një tamponi negativ për kalimin në kufi drejt Malit të Zi ka bërë që në pikën kufitare të Muriqanit të ketë një fluks të ulët të hyrjesh dhe daljesh të personave për këtë vit.

Në pikën kufitarë të Muriqanin në 3 ditët e para të viti nga 1 janari e deri paraditen e 3 janarit kanë dalë nga territori shqiptar në drejtim të Malit të Zi, 520 shtetas shqiptar dhe 1048 shtetas te huaj.

Po të krahasojmë shifrat e një viti më parë në pikën kufitare të Muriqanit ka pasur një dalje prej rreth 9 mijë qytetarë dhe sot ato janë mbi 1500 qytetarë.

Ora 12:07
Kakavija 'zbrazet' nga qytetarët, në 24 orët e fundit kanë dalë vetëm 200 persona

Pika kufitare e Kakavijës këtë fillim viti është krejtësisht e boshatisur duke kaluar një numër shumë i ulët mjetesh në drejtim të Greqisë. Krahasuar me një vit më parë ku fluksi për kthimin e emigranteve në vendet ku ata punojnë ishte tepër i lartë duke shkaktuar radhë të gjata, këtë vit për shkak të pandemisë lëvizja e qytetarëve ka qenë i ulët dhe se vetëm në 24 orët e fundit kanë kaluar në drejtim të shteti grek vetëm 20 persona.

Për të hyrë në tokën greke, qytetarët duhet të ketë dokumentet greke dhe një tampon të negativizuar për të kaluar pikën kufitare të Kakavijës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?