Pandemia uli 80% numrin e udhëtarëve në portin e Vlorës

31 Gusht 2020, 17:20| Përditesimi: 31 Gusht 2020, 18:15

  • Share

Terminali pasagjereve në portin e Vlorës është bosh. Kështu ka qenë gjatë gjithë gushtit. Nëse një vit më parë gjatë këtij muaji kanë lëvizur 50 mijë udhëtarë, këtë vit për shkak të pandemisë nuk numërohen as 10 mijë.

"Kemi 610 vetë që kanë dalë jashtë. Rreth 50 mijë planifikimi, por për muajin gusht rezultojnë tek 10 mijë vetë" tha Festim Skëndaj, shef i përpunimit të trageteve në portin e Vlorës.

Ky mund të quhet sezoni më i dështuar për shkak të kufizimeve të lëvizjes që vendosen vendet e BE-së ndaj Shqipërisë.

Po të shohësh me vitin e kaluar jemi 80% më pak. Pandemia ka ndikuar” shtoi Skëndaj. 

Të dy tragetet e linjës me Brindisin nga porti i Vlorës kanë funksionuar rregullisht por ata nuk kanë patur pasagjere për shkak të rregullave të shtetit fqinj. As për shtatorin nuk pritet që të ketë më shumë udhëtarë që udhëtojnë drejt Italisë përmes portit të Vlorës.

Komento

Komente

  • Flori: 31/08/2020 21:36

    Me ate drejtor injorant dhe te pafte qe ka porti i vlores normal qe kshu do perfundoj.

    Përgjigju
  • Kasapi: 31/08/2020 20:42

    Porti Vlores po lulezon.1000 euro te kerkojn te ikesh me pasaport biometrike.robt ku i keni kasapet e m*tit

    Përgjigju
  • Afrim: 31/08/2020 19:12

    Dhe megjithe kete tragetet nuk kane zbatuar asnje here oraret e udhwtimit

    Përgjigju
  • Terminali: 31/08/2020 18:32

    PO NE AEROPORTIN E VLORES SA KA VAJTUR NUMRI I UDHETAREVE?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?