Receta

Pandispanjë e sherbetosur nga zonja Albana

29 Prill, 11:40| Përditesimi: 29 Prill, 11:44

  • Share

Pandispanjë e sherbetosur

Përbërësit:

  • 10 kokrra vezë
  • 10 lugë sheqer
  • 10 lugë miell
  • 1 lugë kafeje sodë
  •  
  • Për shurupin:
  • 500 gr sheqer
  • 400 ml ujë
  • Pak vanilje
  • Fetëza limoni

Përgatitja:

Ndajmë veç të verdhat dhe veç të bardhat e vezëve. Në një enë qelqi ose inoksi rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa masa të zbardhet dhe të bëhet kremoze. Shtojmë dalëngadalë miellin e përzier me sodën dhe e trazojmë mirë. Rrahim të bardhat e vezëve në marengë të fortë dhe e shtojmë pak nga pak tek të verdhat, duke i përzier me lugë druri ose me spatull ngadalë, nga anët për në mes. Në tavë shtrojmë një letër pjekjeje, e lyejmë me pak gjalpë, e spërkasim me pak miell dhe hedhim masën e përgatitur. E pjekim në furrë të parangrohur, në temperaturë 175 gradë Celsius për 25 minuta. Ndërkohë përgatisim shurupin dhe e lëmë të ftohet. Pasi pandispanja të jetë pjekur, e lëmë të ftohet dhe më pas e sherbetosim.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?