Kronikë

Pandora Papers/ SHBA-BE detyruan Shqipërinë të zbulojë pronarët e kompanive në offshore, ligji u miratua, por ja pse nuk po dalin emrat  

6 Tetor 2021, 16:50| Përditesimi: 6 Tetor 2021, 16:54

  • Share

Rrjedhja e mbi 12 milionë dokumentesh, më e madhja në histori, rreth sekreteve financiare të udhëheqësve dhe ish udhëheqësve botërorë, të cilët kanë fshehur paratë dhe pasuritë e dyshimta në parajsa fiskale, ka zgjuar natyrshëm një kureshtje edh në publikun shqiptar, sidomos në rrethin e gazetarëve. Edhe pse politikanë dhe biznesmenë të rëndësishëm kanë pasuruar para në mënyrë flagrante, duke i investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri, sërish etja për të zbuluar emra në botën e parajsave fiskale është e madha. Në fakt, atë që zbuluan gazetarët në botën e errët offshore, e quajtur Pandora Papers, Shqipërisë i është kërkuar me insistim ta sanksionojë në një ligj. Dhe një e tillë ka ndodhur. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë ushtruar presion mbi autoritetet shqiptare për të mundësuar me detyrim ligjor zbulimin e pronarëve të kompanive të regjistruara në vende ku emrat mbeten në errësirë.

Madje, në 3 qershor 2021, administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një memorandumi të posaçëm, vendosi t’i shpallë luftë korrupsionit brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Përpos të tjerave, memorandumi parashikon zbulimin e pronarëve që fshihen pas kompanive guaska dhe të regjistruara në parajsa fiskale, zvogëlimin e sekretit të tregtar, përmirësimin e ndarjes së informacionit etj. Gjithashtu, memorandumi parashikon bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë për të mbyllur boshllëqet ligjore për aktorët e korruptuar.

Më i drejtpërdrejtë dhe këmbëngulës është Bashkimi Evropian, duke u kërkuar autoritetet shqiptare që të identifikojnë pronarët e kompanive të regjistruara në parajsa fiskale dhe që marrin para publike në Shqipëri, përmes tenderave dhe koncesioneve. Moneyval, i cili është mekanizimi pranë Komisionit Europian, që bën vlerësimin e shteteve për masat kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, i ka rekomanduar disa herë Shqipërisë miratimin e legjislacionit për zbulimin e pronarëve të kompanive offshore. Në vitin 2019, Ministria e Financave nisi lëvizjet e para për zbatimin e këtij rekomandimi të përsëritur në formë kushti.

Fillimisht u mendua që të hartohej një regjistër i veçantë me kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale, bashkë me pronarët e tyre, duke u bazuar në ligjin mbi të cilin funksionon Qendra Kombëtare e Biznesit. Por, më pas, Ministria e Financave, propozoi një ligj të veçantë. Ligji u miratua dhe u botua në Fletoren Zyrtare në 13 gusht 2020 (ligj nr. 112/2020 për regjistrin e pronarëve përfitues). Ligji parashikon publikimin e pronarëve të kompanive në offshore që kanë 25 % të aksioneve ose më tepër.

Ligji parashikonte publikimin e regjistrit me pronarët e këtyre kompanive në janar të këtij viti, duke e quajtur e Regjistri i Pronarëve Përfitues (RPP). Por, për shkak të problematikave në zbatimin e ligjit, deklarimit i regjistrit të pronarëve u shty deri në fund të muajit qershor 2021. Megjithatë, konkretizimi i këtij procesi kaq të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, ka hasur në vështirësi të mëdha teknike, për shkak të numrit të madh të kompanive, funksionimi i platformës së publikimit të pronarëve, koha që duhet për sigurimin e dokumentacionit për investitorët e huaj, identifikimin e kompanive të huaja dhe shumë paqartësi të tjera.  

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arsen: 06/10/2021 20:04

    Nga te dhenat qe deri tani ka dhene " Pandora Papers " eshte e qarte se para te marra nga OSHEE, Tatim Taksat dhe Policia e Shtetit jane depozituara ne " parajsen fiskale ". Eshte manovrim i mafjes shqiptare duke intriguar sikur po arrihet te zbulohen autoret dhe metodollogjia e ketij krimi njerzor. Ne fakt vetem ne faturat per energjine elektrike ne abuzimin me shifrat e konsumit, ambjentet e perbashketa dhe cmimi per KWh arrihet te vidhen parate nga qytetareret Shqipetar, pa u vene ne siklet shteti i cili lejon qe te transferohen keto para ne " parajsen fiskale " me ndihmen edhe te policise Te cilet ne baze te nje marveashje institucionale, kercenon qytetaret kur nuk paguajne, pa pasur as mendimin e gjykates veprojne duke i sulmuar njerzit me bomba tymuese dhe vetevrare, duke krijuar dhe situata kur policia ndeshkohet me deshmore te panevojshem. Jane me miliona Euro qe vilen nga OSHEE dhe Shteti Shqiptar nepermjet zerit " ambjentet e perbashketa " ju atazhohen individeve ose subjekteve qe i marrin keto nepermjet tenderave si ai i " linjave elektrike", "uniformae policise", "vaksinave " etj, Keta te fundit mbasi marrin guximin dhe itransferojne ne banka jashte, bejne shperndarjen per shefat dhe bashkepuntoret e tyre. Mos shpresoni tek ata qe hapin kufirin per milina euro, organizojne rembime fiktive te miliona eurove dhe kuptohet qe nuk japin asnje arsye. Ne keto momente te kerkojme qe shtimi i cmimit te energjise te behet nga shteti duke i kerkuar OSHEE te kethej parate e vjedhura te qytetaret qe jane ne " parajsen Fiskale " dhe policia te merret me punen e saj vetem me vendime Gjykate dhe jo ne baze te marveshjeve te feshehta midis drejtorash, qe te mos jete e urryer nga shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?