Panel diellor

Panelet diellore në zonat e larta me dëborë prodhojnë më shumë energji

8 Shkurt 2020, 19:04| Përditesimi: 8 Shkurt 2020, 19:07

  • Share

Vendosja e paneleve diellore në malet e mbuluara nga dëbora mund të nxisë prodhimin e energjisë elektrike kur është më e nevojshme, në dimrin e ftohtë dhe të errët.

Sipas "Nature", sistemet e energjisë diellore janë penguar prej kohësh nga një problem sezonal: panelet prodhojnë më shumë energji gjatë verës sesa në dimër, të paktën në mesat e gjerësisë së mesme, ku jeton shumica e popullatës së planetit. 

Për të përmbushur qëllimin e tërheqjes së 100% të energjisë nga burimet e rinovueshme, planifikuesit duhet të gjejnë mënyra për të rritur prodhimin gjatë dimrit.

Duke kërkuar ta bëjnë këtë, një ekip i udhëhequr nga Annelen Kahl në "Institutin Federal të Teknologjisë Zvicerane" në Lozanë kanë analizuar se si vendndodhja dhe orientimi i paneleve diellorë në Zvicër ndikuan në prodhimin e energjisë.

Grupi zbuloi se prodhimi u rrit kur panelet ishin vendosur në zona të larta, ku retë bllokojnë më pak Diellin dhe në zona me dëborë,  ku dëbora reflekton rrezatim mbi panelet.

Instalimi i paneleve vertikalisht,  lejon që dëbora të rrëshqasë, duke rritur edhe më shumë prodhimin e energjisë.

Në thellësinë e dimrit, panelet e vendosura në një orientim optimal në malet e mbuluara nga dëbora prodhuan deri në 150% më shumë fuqi sesa panelet në vendet urbane, konstatuan autorët.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?