SPANJË - Klubi i La Ligas spanjolle të futbollit, Cadiz do të udhëtonte për në El Salvador për të marrë pjesë në një ndeshje futbolli dhe inaugurimin e një stadiumi këtë javë, por udhëtimi i tyre është anuluar pasi avioni që i transportonte u detyrua të bënte një ulje emergjente.
Cadiz do të merrte pjesë në zbulimin e një statuje të lojtarit legjendar Jorge Magico Gonzalez këtë javë dhe më pas do të merrte pjesë në një miqësore me ekipin kombëtar të El Salvadorit të enjten.
Megjithatë, sipas AS, vetëm pak minuta pasi fluturimi ‘charter’ u ngrit nga aeroporti në Jerez de la Frontera, avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Sevillas për shkak të një defekti mekanik që nënkuptonte se një nga motorët nuk po funksiononte.