Panik në ajër! Avioni goditet nga turbulencat e forta, 30 të plagosur (VIDEO)

2 Korrik, 10:14| Përditesimi: 2 Korrik, 10:27

  • Share

Të paktën 30 persona janë plagosur pasi një avion i nisur nga Spanja  për në Montevideo (Uruguaj) u godit nga turbulenca të forta.

Fluturimi UX045 i Air Europa u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin Natal, në Rio Grande do Norte, Brazil,

Të plagosurit kanë goditur kokën ose kanë pësuar lëndime në shtyllën kurrizore për shkak të lëvizjeve të avionit. 

Turbulencat e forta janë të rralla, por studimet e fundit kanë treguar se ndryshimet klimatike mund ta rrisin rrezikun.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?