Avion ‘Lufthansa’

Panik në ajër! Turbulencat e forta godasin avionin ‘Lufthansa’ gjatë fluturimit nga Buenos Aires në Frankfurt, 11 të plagosur

12 Nëntor, 17:33| Përditesimi: 12 Nëntor, 17:36

  • Share

Të paktën njëmbëdhjetë njerëz u plagosën pasi një avion ‘Lufthansa’ gjatë fluturimit nga Buenos Aires në Frankfurt u godit nga turbulenca të forta ndërsa ishte mbi Atlantik.

 “Fatkeqësisht, pesë pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit pësuan lëndime të lehta”, tha një zëdhënës i Lufthansa për Reuters.

“Siguria e fluturimit nuk u rrezikua në asnjë moment”, shtoi zëdhënësi.

Të plagosurit morën trajtim mjekësor menjëherë pasi avioni u ul i sigurt në destinacionin e planifikuar në orën 10:53 të mëngjesit të sotëm, sipas linjës ajrore.

Boeing 747-8 kishte 329 pasagjerë dhe 19 anëtarë të ekuipazhit.

Po ashtu kompania tha se turbulenca ishte e shkurtër dhe ndodhi në një zonë konvergjence intratropikale.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?