Kronikë

Shpërthen kabina elektrike në Lezhë, 22 familje pa drita, po punohet për rikthimin e energjisë (VIDEO)

8 Janar, 18:03| Përditesimi: 8 Janar, 19:05

  • Share

LEZHË- Kati i parë i një pallati gjashtëkatësh në bllokun e banimit pranë Lumit Drin në Lezhë u përfshi nga zjarri, duke shkaktuar frikë te banorët, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Flakët shpërthyen rreth orës 18:00 të së mërkurës në bllokun elektrik dhe tymi mbuloi të gjitha ambientet e brendshme të këtij objekti.

Sapo konstatuan flakët, banorët dolën me shpejtësi nga apartamentet e tyre, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën policia dhe shërbimi zjarrfikës. Këta të fundit bënë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit, duke shmangur përhapjen e tyre brenda pallatit.

Ky zjarr shkaktoi shkëputje të energjisë elektrike në zonën përreth për rreth 20 minuta. Vetëm 22 familje janë pa energji elektrike, ndërsa po punohet për rikthimin e saj.

Me normalizimin e plotë të situatës, pritet të nisin verifikimet për përcaktimin e shkaqeve të shpërthimit të bllokut elektrik të këtij pallati, i cili ka lënë pa energji elektrike 22 abonentë, ndërsa në pjesën tjetër të qytetit energjia është rikthyer brenda një kohe të shpejtë.

 

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?