Zjarr në Kullën Eifel, Paris

Bota

Panik në Paris, zjarr në ashensorin e Kullës Eifel, evakuohen 1200 veta

24 Dhjetor 2024, 12:59| Përditesimi: 24 Dhjetor 2024, 13:02

  • Share

PARIS - Një zjarr i papritur shpërtheu në boshtin e ashensorit të Kullës Eifel, midis katit të parë dhe të dytë të monumentit simbol të Parisit. Për fat të mirë, nuk pati të lënduar.

Zjarrfikësit e Parisit ndërhynë menjëherë dhe arritën të shuajnë flakët brenda një kohe të shkurtër. Për të garantuar sigurinë, autoritetet evakuuan rreth 1200 vizitorë dhe punonjës nga monumenti, ndërsa Kulla Eifel u mbyll përkohësisht.

Hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit janë në vazhdim. Ngjarja ka ngritur pyetje mbi sigurinë dhe masat emergjente në një nga atraksionet më të njohura të botës.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?