Autobusi i përfshirë nga flakët në Romë

Bota

Panik në qendër të Romës, përfshihet nga flakët autobusi i transportit publik/FOTO

8 Maj 2018, 14:40| Përditesimi: 8 Maj 2018, 14:55

  • Share

Panik në zemër të kryeqytetit italian, një autobus i transportit publik të Romës është përfshirë nga flakët në rrugën Via del Trintone, shumë afër Palazzo Chigi(selia e qeverisë italiane). Ministri i Brendshëm italian Minititi mbërriti në vendngjarje. Sipas disa dëshmiratëve është dëgjuar një shpërthim i fortë dhe më pas shtëllunga tymi në ajër.

Sipas informacioneve paraprake shkak i zjarrit mund të jetë një qark i shkurtër në sistemin elektrik të automjetit.

Pasagjerët kanë zbritur menjëherë nga automjeti, vetëm një 25 vjeçare ka mbetur e lënduar pasi ndodhej brenda dyqanit në krahun e autobusit, por është jashtë rrezikut për jetën. Pavarsisht ndërhyrjeve të menjëhershme, nuk është bërë e mundur shuarja e zjarrit para se ta përfshinte të gjithë autobusin.

Ky është autobusi i nëntë që digjet që nga fillimi i vitit 2018 në Romë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?